Hoti sot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Selinë e NATO-s në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kosovar, përmes një postimi në “Facebook” një ditë më parë.

“Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, të hënën u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel ekspertësh, derisa në nivel liderësh më vonë gjatë këtij muaji, përkatësisht 28 shtator./21Media

Back to top button