Aksident në Arllat, vdiq edhe personi i dytë

 

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë nga një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Arllat në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Është shkaktuar aksident trafiku në mes dy automjeteve-kamionë, ku si pasojë, kanë humbur jetën dy persona meshkuj kosovarë”, ka konfirmuar Hoxha.

Trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sipas policisë, është arrestuar vozitësi i kamionit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button