Hoti sot takohet me partnerët e koalicionit

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet sot në orën 15:00 me partnerët e koalicionit qeverisës.

Temë diskutimi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, atë të AAK-së Ramush Haradinajn dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn do të jenë zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me partnerët e koalicionit.

Back to top button