Hoti takohet me përfaqësuesit e DFC-së

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot u takua me përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilët diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia”, tha kryeministri Hoti.

Hoti falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi. /21Media

Back to top button