Hoti thotë se s’ ka pasur koordinim të duhur me ndërkombëtarët për letërnjoftimet dhe targat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk ka pasur koordinim të duhur me partnerët ndërkombëtarë për çështjen e targave në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftimet.
“Është fakt që koordinim të brendshëm nuk ka pasur dhe duket që as koordinim të duhur me partnerët ndërkombëtarë nuk ka pasur”, deklaroi Hoti në Kuvend, ku po diskutohet për ngjarjet e fundit në veri.
Në anën tjetër ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter ka thënë se vendimet e Qeverisë ishin në koordinim me ndërkombëtarët./21Media

Back to top button