Tahiri: Kurti nuk ka gatishmëri për reciprocitet të plotë me Serbinë

Në debatin që po zhvillohet në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka gatishëmri për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë.
“Kryeministrin e kemi mbështet kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë. Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale”, tha Tahiri.
Tutje  Tahiri kërkoi Qeveria qartësi për rrugën që ka marrë procesi i dialogut.
“Pas këtyre ngjarjeve dhe pas kësaj paqartësie mendoj se çështja më legjitime është t’i kërkojmë qeverisë qartësi për rrugën që ka marrë dialogu me Serbinë”, tha ai./21Media

Back to top button