Hoti uron Talat Xhaferin

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Hoti ka thënë se lidershipi në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet e fundit që hapën rrugë për avancimin e statusit të shqiptarëve të Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në Nato.

“Sot kam uruar z.Talat Xhaferi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Lidershipi i tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO”, ka shkruar Hoti.

E Hoti mes tjerash ka thënë edhe se pret që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdohet bashkëpunimi mes të dy vendeve.

“Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, përfundon shkrimi i Hotit.

Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh dje me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër./21Media

Back to top button