Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

(Lajm i përditësuar)


Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë obligimet nga procesi i dialogut.

”Ne duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht në këto sfida politike. Veçanërisht për Kosovën meqë këtu punoj dhe jetoj, kemi një sfidë për ripozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

”Dhe Kosova duhet që së bashku me Serbinë, të punojë që të shtyjë përpara agjendën. Po. Ka një varg zyrtarësh amerikanë përfshirë edhe mua, që kalojmë shumë kohë për nevojën e zbatimit të plotë nga Kosova dhe Serbia të obligimeve që i kanë marrë përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja”.

”Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”.


Hovenier i reagon ashpër Kuvendit të ashtuquajur “gjithëserb”: Pavarësia e Kosovës nuk rinegociohet

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier k reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kuvendit të ashtuquajtur “gjithëseb” , në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.

Hovenier ka thënë se ky nuk është qëndrim i SHBA-së, pasiqë siç ka deklaruar ai e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

”Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfar mënyre e kam harruar shprehjen që kanë përdorur më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë’”.

”Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet”.

”Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”.

Back to top button