Hovenier: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha.

Ai ka thënë se diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenier.

Back to top button