Hovenier i bashkohet stafit të ambasadës në iftar: Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është ndjerë i lumtur që ka marrë pjesë në Iftarin e shtruar për familjen e ambasadës, në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Hovenier ka thënë se Kosova është kampion i ilirë fetare, njëjtë sikur se Amerika.

“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 29 ditë, deri më 20 prill. Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të Ramazanit, besimtarët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një prej dy festave më të mëdha të besimit Islam./21Media

Back to top button