Hovenier i thotë lamtumirë Kurtit: Bashkëpunimi i ngushtë ia hapë rrugët SHBA-së ta ndihmojë Kosovën

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier,   ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takimin lamtumirës edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar dhe për progresin e Kosovës përgjatë mandatit të tij si ambasador dhe për nevojën e  bashkëpunimit të ngushtë, bashkëpunim i cili do t’i mundësonte SHBA-së që të në mënyrë me efikase të lobojë që Kosova të marrë vendin e merituar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

“Ne diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier për takimin në Qeverinë e Kosovës./21Media

Back to top button