Hovenier: Jemi të mahnitur me përparimin e FSK-së
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”.
Hovenier ka thënë se modeli i mbrojtjes kolektive është shumë i ndryshëm nga, siç u shpreh ai, modelet që mund të përdorin fuqinë e tjera botërore.
Hovenier në ceremoninë e fillimit të këtij ushtrimi të madh tha se “kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja e ka ndërmarrë deri më tani”.
Ambasadori amerikan tha se janë të mahnitur me përparimin e ushtrisë së Kosovës.
“Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale”, tha ai.
Hovenier tha se tani “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë”.