Hovenier: Mbetemi të përkushtuar në partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe ShBA-së

Një vit më parë, 10 janar 2022, Jeff Hovenier zyrtarisht ka pranuar detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Atë ditë ai ia pati dorëzuar kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Hovenier përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se së bashku me ekipin e tij mbeten të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe ShBA’së.
“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë. Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe ShBA-së”, ka shkruar Hovenier në Twitter./21Media

Back to top button