Hovenier: Me rëndësi të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së

(Lajm i përditësuar)


Hovenier për deklaratën e Escobar rreth antarësimin e Kosovës në KE:  S’po fliste për qëndrimin e SHBA-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoabr rreth dy kushteve të tjera që duhet plotësuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshllin Evropian tha se janë keqkuptuar.

“Escobar nuk tha ashtu. Tha se Këshilli i Evropës është çështje e rëndësishme, e disa shtete evropiane kanë folur për këto rrethana shtesë. Nuk po fliste për qëndrimin e SHBA-së”, tha Hovenier


 Hovenier: Në takimin e kryenegociatorëve pati shenja pozitive për çështjen e dinarit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier  tha se dje në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit duke shtuar se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.

“Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaqërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ambasadori Hovenier.

Tutje, Hovenier tha se ka mundësi që kjo çështje të zgjidhet “Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, tha ai.

Duke shtuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por tha se “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”. “Dëshirojmë të jemi konstruktiv”, tha ambasadori.


Hovenier pas kërcënimeve të Vuçiqit: Populli i Kosovës nuk duhet të shqetësohet, aleanca më e fortë ushtarake është këtu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier iu përgjigj presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas kërcënimeve që ai ka bërë.

Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet. Ai shtoi se aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha ai.


Nis takimi Hovenier- Bislimi

Ka nisur takimi i Ambasadorit Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.


Hovenier takohet me Bislimin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Po ashtu në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se pas takimit, Hovenier do të ketë një adresim për media rreth orës 11:40 përpara ndërtesës së qeverisë.

Ky takim ven pas takimit të Bislimit me  emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Back to top button