Hovenier: Mezi pres të kthehem për t’i fuqizuar marrëdhëniet ShBA – Kosovë
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret që të kthehet në Prishtinë dhe të punojë me homologët e tij nga Kosova për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Reagimi i tij ka ardhur pas një postimi të Enver Hoxhajt të PDK’së, i cili e uroi për konfirmimin e tij në këtë pozitë.
“Faleminderit! Mezi pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për t’i fuqizuar e thelluar më tej marrëdhëniet ShBA – Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Thank you! I’m looking forward to returning to Pristina and working with my counterparts from Kosovo to further strengthen and deepen the U.S.-Kosovo relationship.
— Jeff Hovenier (@JHoven65) November 20, 2021
Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Emërimi i tij u konfirmua më 19 nëntor nga Senati amerikan.
Hovenier do ta zëvendësojë në këtë pozitë ambasadorin e deritanishëm amerikan, Philip Kosnett, mandati i të cilit përfundon në fund të vitit.
Kosnett është larguar nga Kosova pak muaj më parë, ndërsa në detyrë ka mbetur zëvendësi i tij, Nick Giacobbe./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?