Hovenier: NATO solli stabilitet për Kosovën

Në 23 vjetorin e Ditës së Paqes, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se NATO-ja ka sjellë stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin me hyrjen e forcave të saj më 12 qershor 1999 në Kosovë.

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. #NATO solli stabilitet dhe prosperitet për #Kosovën dhe rajonin”, shkroi Hovenier.

Në shënim të 23 vjetorit, Ditës së Lirisë apo Çlirimit, krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, si dhe në Prekaz.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button