Hovenier për vizitën e O’ Brien në Kosovë: Presim me padurim biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur sot, Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Ai në një postim në platformën “X”, u shpreh se është i kënaqur, me detyrën e ndihmës sekretarit O’Brien.

“I kënaqur për të mirëpritur Ndihmës Sekretari O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në detyrën e tij aktuale. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e popullit të Kosovës”, shkroi Hovenier në platformën “X”. /21Media

Back to top button