Hovenier- Prokurorisë: Kritikat e udhëheqësve të vendit s’duhet t’ju pengojnë

(Lajm i përditësuar)


Szunyog: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është çështje që kërkon vëmendje 

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.

Szunyog theksoi se përmirësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë çon në rritjen e besimit te publiku.

“Ju si prokurorë po luani rol jetik në sistemin e drejtësisë, dhe angazhimi juaj konstruktiv është i domosdoshëm, nëse implementohen si duhet këto reforma do të sjellin deri një funksionim i përmirësuar i gjyqësorit dhe prokurorisë, dhe që do të çojë te besimit i publikut”, u shpreh Szunyog.

Szunyog theksoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është çështje që kërkon vëmendje, ndërsa theksoi se BE-ja do t’i mbështesë në sfidat e reja që mund të përballen.

“Duke shënjestruar dhe konfiskuar të ardhurat i godasim mu në zemër këto ndërmarrje kriminale dhe shpartallojnë infrastrukturën e tyre, kam vërejtur se ka pasur disa zhvillime kohëve të fundit që mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mund të keni edhe sfida të tjera, BE-ja është e zotuar mbështesë në përpjekjet tuaja qoftë me ekspertë nga BE-ja në Kosovë por edhe përmes asistencës teknike nga BE-ja që implementohen përmes partnerëve ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.


Hovenier- Prokurorisë: Kritikat e udhëheqësve të vendit s’duhet t’ju pengojnë

Këtë të shtunë po mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit.

Në këtë konferencë të pranishëm janë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke i dhënë mbështetje e ka inkurajuar u.d të kryeprokurorit që të punojë për të krijuar kulturë të profesionalizmit nëpër çdo zyrë.

Hovenier është shprehur se kritikat ndaj punës së prokurorit janë të pritshme, por se ato duhet të bëhen ballë.

“Jam impresionuar me atë që kam parë me vendosmërinë tuaj dhe punën tuaj. Keni treguar përkushtim të madh. E di se puna e një prokurori nuk është e lehtë. Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj. Jam i bindur se është frustruese e ofenduese që të merrni kritika nga qytetarët e udhëheqësit e vendit. Dëshiroj të theksoj se durimi i këtyre kritikave që të mos ju pengojnë për të kryer punën tuaj është i rëndësishëm, duhet ta kryeni punën tuaj me profesionalizëm dhe pa ndikim”, ka thënë Hovenier.


Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në fjalën e tij në konferencën vjetore, megjithëse përmendi se viti 2023 ishte me sfida, bëri me dije se Institucioni i Prokurorit të Shtetit pranoi 52 mijë e 93 raste.

Kelmendi u shpreh se pushteti gjyqësor e prokurorial është unik e i pandalshëm në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi se prokuroria në vitin 2023 ka pasur sukses në punën e saj pasi në vitin që kaloi ishin 41.973 lëndë penale.

“Pushteti gjyqësor dhe prokorural është unik është i pa ndalshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe drejtësisë të Kosovës, ku në ketë rrugë kemi miq kemi parner dhe mbështetës si ShBA-në, BE-në të cilët vlerësojnë përpjekjet tona, avokatët tonë janë ata, qe sa herë na ndoshë të na cënohet pavarsia kushtetuese dhe ligjore”, u shpreh Kelmendi.

Ai gjithashtu tha bazuar në raportet ndërkombëtare, Kosova ka shënuar progress të konsiderueshëm në fushën e sundimit të ligjit.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit”, shtoi Kelmendi.

Duke folur për sukseset në fushën e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, Kelmendi tha prokuroria ka ngrirë, sekuestruar dhe konfiskuar pasuri në vlerë mbi 111 milionë euro gjatë vitit 2023.

“Për herë të parë kemi shënuar sukses edhe në fushën e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit. Ku vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është afër 88 milionë euro. Ndërsa vlera përfundimtare të aseteve të konfiskuara është 24 milionë euro, thënë ndryshe në përgjithësi sekuestrim ngrirje konfiskim në vitin e kaluar mbi 111 milionë euro”, theksoi ai.

Back to top button