Kelmendi: Vitin e kaluar pranuam mbi 52 mijë raste e konfiskuam pasuri mbi 111 milionë euro

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në fjalën e tij në konferencën vjetore, megjithëse përmendi se viti 2023 ishte me sfida, bëri me dije se Institucioni i Prokurorit të Shtetit pranoi 52 mijë e 93 raste.

Kelmendi u shpreh se pushteti gjyqësor e prokurorial është unik e i pandalshëm në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi se prokuroria në vitin 2023 ka pasur sukses në punën e saj pasi në vitin që kaloi ishin 41.973 lëndë penale.

“Pushteti gjyqësor dhe prokorural është unik është i pa ndalshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe drejtësisë të Kosovës, ku në ketë rrugë kemi miq kemi parner dhe mbështetës si ShBA-në, BE-në të cilët vlerësojnë përpjekjet tona, avokatët tonë janë ata, qe sa herë na ndoshë të na cënohet pavarsia kushtetuese dhe ligjore”, u shpreh Kelmendi.

Ai gjithashtu tha bazuar në raportet ndërkombëtare, Kosova ka shënuar progress të konsiderueshëm në fushën e sundimit të ligjit.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit”, shtoi Kelmendi.

Duke folur për sukseset në fushën e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, Kelmendi tha prokuroria ka ngrirë, sekuestruar dhe konfiskuar pasuri në vlerë mbi 111 milionë euro gjatë vitit 2023.

“Për herë të parë kemi shënuar sukses edhe në fushën e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit. Ku vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është afër 88 milionë euro. Ndërsa vlera përfundimtare të aseteve të konfiskuara është 24 milionë euro, thënë ndryshe në përgjithësi sekuestrim ngrirje konfiskim në vitin e kaluar mbi 111 milionë euro”, theksoi ai.

Back to top button