Hovenier: SHBA përkrah Kosovën drejt një të ardhme energjetike më të qëndrueshme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar për takimin me ministren e Ekonomisë, Artane Rzivanolli.

Ai ka  siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike.

“Takimi i mirë me ministren Artane Rzivanolli dje. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes programeve të USAID dhe MCC programet. Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier në platformën X./21Media

Back to top button