Bëhet ndarja e çmimeve në Edicionin e 16-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Është bërë ndarja e Çmimeve në Edicionin e 16-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”.

Në Kino “Armata”, për tre ditë me radhë, u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike nga komuniteti i krijuesve të filmit dhe dashamirësve të këtij arti.

Në këtë edicion, garuan 18 filma në kategoritë e filmave të shkurtër dhe të gjatë.

Ndërsa ndarja e çmimeve është bërë të hënën:

Filmat i Metrazhit të Shkurtër:

Filmi më i mirë: “Witness”
Filmi me skenarin më të mirë: Alikija
Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”
Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”
Hyjnesha në Fron: Takbir

Filmat e Gjatë:

Filmi më i mirë: “Nji Prej Nesh”
Filmi me skenarin më të mirë: Forbidden Womanhood
Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”
Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”
Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires
Hyjnesha në Fron: Nguyen

Çmimi për vepër jetësore – Xhevat Qorraj

Çmimin për vepër jetësore e ndau regjisori, skenaristi dhe producenti Ilirjan Himaj, që ishte edhe pjesë e jurisë.

Himaj, në mes të emocioneve, ngriti lart veprën artistike të aktorit të ndjerë Xhevat Qorraj.
Ndërsa Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” shënoi edicionin e 16-të tij gjatë kësaj fundjave./21Media

Back to top button