Hovenier shijon flija e turshi në “Darkën e Lamës”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me stafin e ambasadës kanë shijuar ushqimet tradicionale shqiptare flinë, turshitë dhe të tjera në një darkë speciale në hapësirat e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në platformën X e vlerësoi këtë si një ngjarje të rëndësishme kulturore.
“Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në hyrjen tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka shkruar Hovenier./21Media