Hovenier shpreson që 2023-ta do të sjellë zgjidhje që iu shërben të gjithë kosovarëve

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, shpreson që viti 2023 të jetë vit i zgjidhjeve të të gjithë kosovarëve.
Ai këto deklarata i bëri përmes një statusi në Twitter ku uroi vitin e ri.
“Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Shpresoj që viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, shkroi Hovenier.
Vitin e Ri për kosovarët e uroi edhe e gjithë ambasada e SHBA-së në Prishtinë./21Media

Back to top button