Sam Asghari hedh poshtë teoritë se ai kontrollon Britney Spears-in

Sam Asghari i ka thënë fund spekulimeve se ai po kontrollon gruan e tij, Britney Spears.
Kur u pyet rreth kësaj çështje, ai tha “Jo, nuk e kontrolloj as çfarë kemi për darkë”.
“E dini, në të kaluarën ka pasur shumë gjëra që kanë ndodhur, kështu që e di se nga vijnë këto. Ata po tregohen mbrojtës. Sido që të jetë, janë fansa të mirë”, u përgjigj 28 vjeçari.
Asghari tha se 41 vjeçarja e ka në kontroll jetën e saj.
Pak kohë pasi Spears çaktivizioi llogarinë e saj në Instagram, Asghari publikoi një InstaStory.
“Ndonjëherë është mirë të bësh pak pushimi. Ajo ka zërin e saj dhe është grua e lirë. Kam respekt për privatësinë e saj dhe e mbroj në çdo kohë. Faleminderit fansave”, u shpreh Asghari.
Spears dhe Asghari u martuan në Kaliforni, në qershor të këtij viti./21Media

Back to top button