Hovenier takohet me Krasniqin: Raporti Kosovë-SHBA është i shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot është pritur në një drekë pune në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Në rrjetet sociale, Krasniqi ka publikuar fotografi nga takimi me ambasadorin përmes të cilave ka njoftuar se ka pasur diskutime të frytshme dhe shumë miqësore.

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi./21Media

Back to top button