Hovenier thotë se Qeveria duhet t’i mbrojë qytetarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës, kështu ka deklaruar sot Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka shkruar në Twitter se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie “për këto vepra kriminale”.

“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, shkroi Hovenier./21Media

Back to top button