Leicester City shkarkon Brendan Rodgersin

Leicester City ka shkarkuar Brendan Rodgersin nga posti i trajnerit duke i dhënë fund periudhës katër vjeçare të tij në këtë pozitë.

Leicester ka përjetuar një sezon të vështirë, duke humbur 17 nga 28 ndeshjet e tyre deri më tani. Rodgers është lidhur me larim disa herë këtë sezon, por duket se humbja e djeshme në minutën e fundit 2-1 ndaj Crystal Palace ishte pika e fundit.

“Dhelprat” kanë fituar vetëm një ndeshje në Premier Ligë në vitin 2023 dhe aktualisht janë në vendin e 18-të në tabelë me 10 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

“Klubi i Futbollit Leicester City ka arritur një marrëveshje reciproke me Brendan Rodgers që ai të largohet nga klubi pas katër vitesh si menaxher i ekipit tonë të parë.”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit anglez.

Brendan largohet nga “King Poëer Stadium” si një nga menaxherët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke udhëhequr në triumfin e parë të shumëpritur të FA Cup në vitin 2021, FA Community Shield në të njëjtin vit, dhe fushata të njëpasnjëshme evropiane, duke përfshirë gjysmëfinalen e parë evropiane në 2022.

Skuadra tani do të drejtohet nga trajnerët e ekipit të parë, Adam Sadler dhe Mike Stoëell.

Back to top button