Hovenier thur lavde për Toni Kukën: E vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier  pas premierës së filmit dokumentar “Sensei” i cili është dedikim për trajnerin e xhudos Driton Kuka, ka vlerësuar lartë punën e këtij të fundit.

Hovenier përmes një postimi në platformën X tha se përkushtimi i Kukës e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.

“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës.” , shkroi Hovenier./21Media

Back to top button