Hovenier: Unë sot në Ambasadë e kam një gur të Rugovës

Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, deklaroi se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion.
Ai tregoi se Rugovën e ka takuar disaherë derisa bëri të ditur se i ka kërkuar edhe një gur.
“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.
“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga Ibrahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve. Hovenier tha se Rugova e dinte më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e raporteve me aleatët.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?