Hovenier uron Kurban Bajramin
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar besimtarët myslimanë që po festojnë sot Kurban Bajramin.
“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për besimtarët që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai në “X”.
My warmest greetings on the occasion of Eid al-Adha (Kurban Bajram) to everyone celebrating in #Kosovo and across the world! pic.twitter.com/gQ4Nn9Sflx
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 16, 2024
Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.
Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.
Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.
Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit./21Media