Hovenier uron xhudistët kosovarë për medaljet e fituara

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka uruar katër xhudistët kosovarë për medaljet e fituara.

Ai në një postim në rrjetin social X ka thënë se është i nderuar që mori pjesë në ceremoninë historike të hapjes së evropianit të xhudos 2023 në Prishtinë.

“I lumtur të shoh sportistë që përfaqësojnë 26 shtete dhe urime për xhudistët kosovarë Akil Gjakova, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena për fitoret e tyre”, shkroi diplomati amerikan.

Back to top button