​Hovenier: Vashat e Kosovës ta bëjnë krenare vendin në Botërorin e hendbollit

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18,  ka bërë histori duke e siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që pritet të zhvillohet në Kinë.

Për suksesin e tyre, ka shkruar ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier ka thënë se kjo është një fitore historike për Kosovën dhe pret që këto vajza ta bëjnë krenare këtë vend në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në muajin gusht.

“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”./21Media

Back to top button