Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, kritik për të ardhmen e Kosovës

Zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Kështu ka deklaruar Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai po ashtu ka rikonfirmuar se SHBA do të qëndrojë me popullin e Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Në anën tjetër Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e propozimit të BE-së, në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve./21Media

Back to top button