Hoverboards së shpejti në treg për dashamirët e fluturimeve

 

Aftësia për të fluturuar nëpër qiell është një arritje në vete, por të arrihet kjo me anë të një mjeti që ngjason me Skejtbord, është një ëndërr që shumë dashamir të filmit “Back to The Future 2” e kanë që prej lansimit të tij në vitin 1989.

Edhe pse një Hoverbord si ai në film nuk do të mundësohet në treg së shpejti, këtë vit do të dalë në shitje një mjet i ngjashëm me të.

Sipas revistës TMZ , hoverbordët Omni do të dalin në treg këtë vit.

Ajo shkruan se bashkështhemeluesit e Omni Hoverboards, kanadezët Alexandru Duru e Philippe Maalouf kanë thënë se kah fundi i sezonit veror 2021 do të dalin në treg pajisje me helika, e çmimi i një të tille do të jetë rreth  36,000 dollarë amerikan.

Këto dërrasa të veçanta do të kenë nga 10 helika, ndërkaq në të ardhmen pritet që të prezantohen edhe lloje të tjera të tyre.

Ka plane për ndërtim edhe të modeleve të tjera. Një hoverbord me tetë helika është duke u ndërtuar, por ai do të kushtojë më pak, $26,000.

Çmimet janë paksa të larta, por ndërtuesit e tyre thonë se ato kanë një teknologji unike./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=588du55BcAY

Back to top button