“Invincible” kthehet me sezonin e dytë dhe të tretë

 

Dashamirët e serisë filmike të animuar për të rritur  “Invincible”, kanë shansin të shohin edhe seritë nga sezoni i dytë dhe i tretë i tij. Kjo u bë e ditur përmes Twitter.

Krijuesi i tij Robert Kirkman dhe aktori Steven Yeun, për këtë njoftuan para debutimit të sezonit të parë të tij, me 30 prill.

Aktori Steven Yeun në këto seri ka huazuar zërin për personazhin kryesor.

Krijuesi Robert Kirkman në një deklaratë me këtë rast ka thënë se ia di shumë për nder kompanisë Amazon për përkrahjen dhe përkushtimin që i kanë bërë për seritë Invincible.

Ai po ashtu ka thënë se stripi Invincible, në të cilin bazohen seritë, është si një letër dashurie të cilën është rritur duke e lexuar dhe pëlqyer, dhe është i plotësuar me udhëtimin që kanë bërë deri më sot. Ai gëzohet që ka parë personazhet e tij të përjetësuar përmes kësaj serie të animuar. Kirkman ka thënë se janë më së të emocionuar që do të vazhdojnë me realizimin edhe të dy sezoneve të Invincible.

Seria Invincible zgjatë një orë. Ngjarja zhvillohet rreth 17 vjeçarit Mark Grayson, zërin për të cilin e ka huazuar Yeun. Ai duket të jetë si çdo moshatar i tij, vetëm se babai i tij është superheroi më i fuqishëm në planet.

Ai është Omni-Man, zërin për të cilin e ka huazuar J.K. Simmons. Por derisa Mark zhvillon aftësitë e tija, zbulon se trashëgimia e bababit të tij nuk mund të jetë aq heroike si duket.

Veç Yeun dhe Simmons, zërat për personazhet në seri i kanë huazuar edhe: Sandra Oh, Seth Rogen, Gillian Jacobs, Andrew Rannells, Zazie Beetz, Mark Hamill, Walton Goggins, Jason Mantzoukas, Zachary Quinto, Mahershala Ali, Melise, Kevin Michael Richardson, Grey Griffin, Khary Payton e të tjerë./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=jurbiOyySok

Back to top button