Hoxha tha se u kërcënua nga një anëtar i KSHC-së

 
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se po kërcënohet nga një anëtar i zgjedhur i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Opozita, përfshirë edhe PDK-në nuk e kanë përkrahur ratifikimin e shtatë anëtarëve të KSHC-së.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar vendimin për ratifikimin e anëtarëve për Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Ky vendim mori 63 vota për dhe 9 kundër./21Media

Back to top button