Hoxhaj: Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë

 

 

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një bisedë në radion e njohur gjermane, “Deutschlandfunk”, foli për prioritetet e PDK-së në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tregoi se këto zgjedhje janë test i orientimit perëndimor të Kosovës, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira.

Tutje, ai tha se pikërisht për këto arsye, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës.

Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë”, theksoi Hoxhaj./21Media

Back to top button