Hoxhaj: Dialogun do ta drejtojë Presidenti Thaçi

Sipas Hoxhajt presidenti Thaçi ka mandat kushtetues ta udhëheq politikën e jashtme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ekipi negociator i votuar nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor dhe Presidenti i Kosovës janë një ekip në negociatat që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, sipas tij, ai që do ta përfaqësojë këtë dialog është Presidenti, pasi që Bashkimi Europian ka përcaktuar që niveli më i lartë i negociatave do të zhvillohet në nivel presidentësh.

“Delegacioni në bashkëpunim me Presidentin dhe nën udhëheqje të Presidentit do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të Kosovës. Presidenti Thaçi ka një mandat kushtetues që ta udhëheqë politikën e jashtme dhe delegacioni është mandatuar që të jetë pjesë e këtij procesi”, ka thënë Hoxhaj për kallxo.com.

Delegacioni i Shtetëror i bisedimeve me Serbinë është zgjedhur me 15 dhjetor, udhehqës të delegacionit janë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa anëtar janë Enever Hoxhaj, Avni Arifi,
Behgjet Pacolli , Visar Ymeri ( vend i rezervuar për opozitën), Dugagjin Gorani (vend i rezervuar për opozitën), Mahir Jagcilar, anëtar Dardan Gashi dhe një anëtar nga shoqëria civile.

Back to top button