Hoxhaj për gazetën greke: Greqia ta njohë Kosovën

Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën greke Kathimerini ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë.

Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare, duke theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Përveç marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale.

Back to top button