Hoxhaj i tha jo pozitës së nënkryetarit, reagon kryetari Krasniqi

I menjëhershëm është reagimi i Memli Krasniqit si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Enver Hoxhajt për tu tërhequr nga pozita e nënkryetarit të PDK-së.
Krasniqi thotë se përkundër që e di se konventa e dhjetë e PDK-së parasheh që anëtarët e kryesisë të mos mbajnë pozita të dyifishta, Krasniqi ka propozuar Hoxhajn si nënkryetar, siç thotë ai në “respekt të kontributit dhe punës së tij”.
Me këtë rast ai e ka falënderuar Hoxhajn të cilit i drejtohet me “miku im” për kontributin që ka dhënë dhe ka për të dhënë në PDK.
“Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.
Hoxhaj sot ka njoftuar se do ta mbajë pozitën e deputetit dhe nuk mund të pranojë atë të nënkryetarit./21Media

Back to top button