Hoxhaj: Kryetema e vitit – anëtarësimi në NATO
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar edhe një herë për situatën në Ukrainë dhe ndikimin e kësaj situate në Ballkanin Perëndimor.
Hoxhaj ka thënë se lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm dhe se vetëm një politikë mbron identitetin shtetëror, ai është anëtarësimi në NATO.
“Lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm! Kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta miratojë Planin Aksional për Anëtarësim – sipas tij, kjo është kryetema e vitit.
“Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!”, ka shtuar tutje Hoxhaj./21Media