Hoxhaj: Kurti e ka hequr njohjen e ndërsjellë nga marrëveshja 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për RTV21 ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka vullnet që të zbatojë  marrëveshjen të cilën e ka pranuat vet.

Sipas tij, Qeveria gjatë negociatave me Serbinë ka hequr nga diskutimet për njohje të ndërsjellë.

‘’Nëse zoti Kurti në shkurt dhe në mars të 2023 I ka thënë po marrëveshjes së Brukselit e tash e kërkon nënshkrimin, pse nuk e ka kërkuar nënshkrimin në Ohër. Nëse nuk e ka kushtëzuar sulmin e 24 shtator në Bansjkë është absurd të qetë kushte. Nuk ka vullnet që ta zbatojë një marrëveshje të cilës i ka thënë po. BE-ja po thotë se marrëveshjet janë valide. Kurti ka heq dorë nga njohja e ndërsjellë në planin franko-gjerman dhe duke pranuar një asociacion. Kështu i ka bërë dëm Kosovës. Kurti ka dështuar në dialog”./RTV21/21Media

Back to top button