Hoxhaj për programin e Qeverisë: Programi më i dobët

 

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet procesin e vaksinimit dhe pandeminë.

“Programi që e keni para jush nuk ka plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete nuk ka afate kohore dhe as planifikime buxhetore. Është programi më i dobët dhe më i kotë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka shtuar se  kjo seancë e jashtëzakonshme, nuk do duhej ftuar sot për shkak se sipas tij, s’ka nevojë të jetë e jashtëzakonshme.

“Ftesa e kryeministrit për ta prezantuar programin në një seancë të jashtëzakonshme dy muaj pas marrjes së mandatit nuk ka të bëjë me urgjencë. Kjo seancë dite ishte e zakonshme nëse do të mbahej në fund të marsit. Kjo urgjencë do të duhej të ishte në trajtimin e situatës me pandeminë”. ka thënë ndër tjera Hoxhaj.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar ende./21Media 

Back to top button