Abdixhiku me kritika për programin e Qeverisë

 

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani qeverisës është një nga dokumentet më jopërmbajtjësore që ka parë ndonjëherë, duke shtuar se nuk ka as matje, kohë apo numër.

“Të presësh 60 ditë e të marrësh një dokument 60 faqesh si përfundim, veç fillon të keshë dyshim mbi aftësinë e dikujt që të gjitha problemet ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore, të rendit e ligjit, të sigurisë e integrimit, të dialogut e punësimit, të korrupsionit e nepotizmit, të kapjes e pandemisë – do t’i përfshijë në 60 faqe platformë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se në këtë program qeverisës nuk është dhënë asnjë plan konkret për zhvillimin ekonomike. I pari i LDK-së ka porositur Kurtin duke thënë se qeverisja duhet bërë duke shikuar kah e ardhmja, dhe jo duke kritikuar të shkuarën./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button