Hoxhaj: Për temën e vizave përgjegjësinë e kanë këta që janë në pushtet

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se për temën e vizave përgjegjësinë e kanë “këta që janë në institucionet e Kosovës”.
Kurse për mungesë të vendimit, Hoxhaj thotë se përgjegjësinë e kanë Franca dhe Bashkimi Evropian dhe sjellja e tyre raciste.
“Kjo duhet të thuhet qartë. Unë nuk po e them këtë sepse jam në opozitë, apo sepse kam ndonjë paragjykim në raport me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, të dy e përfaqësojnë Kosovën. Qeveria e Kosovës e përfaqëson opozitën dhe qytetarët, por gjërat duhet të thuhet troq”, tha Hoxhaj në Argument Plus të RTV21.

I pyetur se a ka shpresë që këtë vit të liberalizohen vizat për Kosovën, Hoxhaj tha se kjo gjë mbetet të shihet, pasi sipas tij, Bashkimi Evropian është fokusuar tek siguria.

Më 23 qershor, në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë./21Media

Back to top button