Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropain çlirim i Serbisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qëndrimit të Kryeministrit Kurti për ndarjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nga integrimi evropian.

Ai ka thënë se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë” – paska thënë Kurti! Qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë nga kushtëzimi evropian dhe në interes të Serbisë që ia mundëson asaj që edhe pa marrëveshje obligative ligjore dhe pa njohje të ndërsjellë, të mund të anëtarësohet në BE!”, ka shhkruar Hoxhaj në Facebook.

Back to top button