Hoxhaj: Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikën e jashtme.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Qeveria po ndjek politikë të jashtme “tmerrësisht të gabuar”.

“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracitë perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën me ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Back to top button