Kurti takim me pensionistet e Prishtinës, ua përmend 100 eurot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë pensioniste të komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, Kurti bëri të ditur edhe temat që u diskutuan në këtë takim.

Ai theksoi atë se çka ka bërë ekzekutivi për pensionistët, në mesin e tyre edhe shtesat prej 100 eurove.

“Mbi 280 mijë pensionistë kanë përfituar tri herë shtesa nga 100 euro, në nëntor 2021, prill 2022 dhe tetor 2022. Miratuam ndryshimet në ligj për t’ju mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90-ta të përfitojnë nga pensionet kontributpaguese, nga e cila nismë përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë/e. Vizita në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve. Kemi arritur marrëveshje të njohjeve të kontributeve të sigurimeve për efekt pension pleqërie me Shqipërinë, që është vënë në zbatim për qytetarët në Shqipëri e Kosovë”, tha Kurti.

Back to top button