Hoxhaj: UNMIK-u ishte zëri i Serbisë sot në Këshillin e Sigurimit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se UNMIK-u ishte zëri i Serbisë sot në Këshillin e Sigurimit.
Sipas tij, Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në vendin tonë.
“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk është informuar paraprakisht për reciprocitetin e targave me Serbinë nga Kosova.
Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të Kosovës gjatë prezantimit të raporti 6 mujor ka deklaruar se duhet të kishte komunikim të hershëm për targat./21Media