Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për 13 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj ka thënë se sot kur festojmë 13 vjet shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë.

“Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri./21Media

Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13…

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, 16 February 2021